Google ADS

I refuzohet nënshtetësia zvicerane, ishte shumë e bezdisshme (Foto)

14:44 | 11 Janar 2017
Arbresh.info

Nancy Holten ka lindur në Holande por ishte shpërngulur për të jetuar në Zvicër në moshën tetë vjeçare.

Ajo flet shumë mirë gjermanishten e Zvicrës dhe fëmijët e saj kanë shtetësi zvicerane.

Kur kishte aplikuar për nënshtetësi, i ishte refuzuar dy herë, dhe arsyeja është vërtetë e çuditshme, transmeton arbresh.info.

Banorët në vendin të cilin ajo jeton ishin lodhur nga sfidat që ajo i kishte bërë traditave të këtij vendi.

Bëhet fjalë për protestat e saj kundër zileve që vihen në qafë të lopëve që sipas asaj ato peshojnë shumë dhe i lëndojnë kafshët gjithashtu zëri të cilin e lëshojnë është i dëmshëm si për veshin e lopëve ashtu edhe për njeriun.

Gruaja në fjalë e cila e quan veten gazetare, vegane, modele dhe studente e dramës, kishte protestuar edhe kundër kambanave të kishës.

Komiteti i banorëve tha se i është refuzuar pasaporta sepse ajo kishte pranuar traditat e vendit prandaj nuk mund të bëhet shtetase./arbresh.info

l1

l2

l3 lopa-ballina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme