Një pacient i cili ishte prekur nga tumori në fytyrë, pas operacionit për largimin e tij, kishte mbetur me një zgavër të madhe në fytyrë.
Syri, një pjesë e hundës dhe një pjesë e mollëzës i mungonin Carlito Conceiçaos, 54 vjeqar, i cili iu kishte nënshtruar operacionit në vitin 2008, transmeton arbresh.info.
Por disa shkencëtarë në Brazil kanë arritur t’i ndërtojnë një protezë silikoni duke e përdorur një aplikacion telefoni të quajtur Autodesk 123D Catch.
Pacienti kishte përdorur një protezë plastike për tetë vjet me radhë, e cila shpesh i kishte rënë nga fytyra duke e bërë atë të ndihet shumë keq.
Ai kishte thënë se kishte rënë në depresion dhe se nuk mundte ta shihte veten në pasqyrë pas operacionit, por tashmë falë kësaj proteze 3D atij i është kthyer vetëbesimi.
Mjeku Rodrigo Salazar udhëheqës i këtij eksperimenti kishte thënë se përdorimi i aplikacionit të telefonit kishte kursyer mijëra dollarë, dhe duke marrë parasysh kushtet ekonomike ky është një zbulim që do t’u hyj në punë shumë pacientëve./arbresh.info
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...