Binjaket më të vjetra në Britani, do të festojnë 100 vjetorin ditën e nesërme.
Dorothy Sivyer dhe Kathleen Whitehead jetojnë së bashku në shtëpinë e fëmijërisë, e cila është ndërtuar nga gjyshërit e tyre. Ato kanë lindur në 28 gusht të vitit 1920.
Kathleen është disa minuta më e madhe se e motra Dorothy dhe ajo ka qenë njëherë e fejuar, është ndarë dhe pas divorcit nuk u martua më. Ndërsa Dorothy ka tre fëmijë, si edhe gjashtë nipër e mbesa. Binjaket nga Kenti, thonë se kurrë nuk janë grindur në jetën e tyre.
Si sukses të jetëgjatësinë ata shohin të ushqyerin shëndetshëm, duke ruajtur një balancë mes verës dhe çokollatave.
“Po jetoj në këtë shtëpi sapo u lehtësuan masat e izolimit. Ndihem mirë me time motër dhe imagjinoni, nesër ne do të festojmë ditëlindjen tonë të 100. Ky është një rekord për familjen tonë, askush se ka arritur këtë moshë më parë. Për të festuar kemi menduar një ceremoni të vogël në kopsht, natyrisht duke mbajtur distancën sociale për shkak të koronavirusit. Mezi po presim që të festojmë ditëlindjen”, u shpreh Dorothy.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet