Nëse je në grupin e atyre njerëzve që iu është bërë ves kërcitja e duarve, madje shpeshherë edhe në prani të njerëzve të tjerë, atëherë ka diçka që duhet ta dish.
Shumë njerëz thonë që kërcitja e duarve çon në artrit në një kohë të shkurtër, por kjo nuk duket të jetë shumë e qartë.
Nisur nga studimet e fundit, kërcitja e duarve NUK çon në artrit.
Ky rezultat ka dalë pasi nuk është gjetur një korrelacion i saktë mes njerëzve me artrit dhe atyre që kërcasin kyçet.
Megjithatë, në qoftë se ke artrit, kërcitja e duarve dobëson nyjat dhe e rëndon gjendjen edhe më shumë.
Nyjat, që lidhin gishtat me pjesën tjetër të dorës, kanë disa hapësira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili shërben si amortizues dhe lubrifikant – një element që u mundëson kockave lëvizjen pa u fërkuar me njëra-tjetrën.
Ndërsa kërcet kockat, ky lëng zgjeron hapësirën mes tyre dhe nyjave.
Në këtë mënyrë, lëngu sinovial do të shkojë në hapësirën e re të krijuar (ky moment është zhurma që dëgjon) duke dobësuar kështu edhe forcën e duarve për të vepruar.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...