Një grua e dyshuar për vrasjen e burrit, akuzohet se i ka prerë krahët bashkëshortit dhe me trupin e tij ka ushqyer qentë, përderisa ka qëndruar duke e parë burrin e saj duke vuajtur deri në frymën e fundit.
Ngjarja mizore ka ndodhur në Spanjë, ndërsa policia po heton vdekjen e përgjakshme të burrit 65-vjeçar, transmeton Arbresh.info.
Policia dyshon se gruaja e tij 46-vjeçare ruse, Svetla Petkova, e ka droguar atë, i ka prerë krahët dhe me trupin e tij ka ushqyer qentë.
“Sulmi ishte brutal dhe duket sikur është kryer nga dikush i çmendur”, ka thënë një zëdhënës policor.
Policia beson se Batukova po vuante një lloj depresioni sepse sa kishte hequr dorë nga akloholi dhe droga, transmeton Arbresh.info.
Në raportimin e tyre, policia ka theksuar se burri i vdekur është gjetur në rrugën Bella Vista në Cala Millor, ndërsa gruaja ishte gjetur e ulur në shkallë, e mbuluar në gjak dhe në një gjendje të rëndë nervore. Sipas policisë, Batukova edhe më parë kishte histori për përdorimin e dhunës./Arbresh.info
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi