Qyteti i vjetër i Stambollit në Turqi është i njohur për macet e shumta të cilat sillen nëpër qytet.
Macet janë shumë të popullarizuara atje, me turistët dhe banorët të cilët i ushqejnë kudo që i shohin – madje edhe interneti është i mbushur me fotografi të tyre.
Por një burrë, Mustafa Efe, e ka çuar dashurinë e tij për macet e rrugëve në një tjetër nivel.
Efe, që është imam në Xhaminë e “Aziz Mahmud Hudayi” në distriktin historik të Uskudar, i lejon macet që të jetojnë brenda në xhami.
Sipas Daily Sabah, Efe i përshkruan macet si “mysafiret e së premtes në xhaminë tonë”. Dhe ai shpërndan fotografi të maceve në xhami në faqen e tij në Facebook.
Imami ka fituar një popullaritet të madh në rrjete sociale, pas mirësisë së tij me këto mace.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...