Një burrë nga New Jersey i SHBA’ve e kishte blerë një tiketë të lotarisë Mega Millions javën e kaluar në një dyqan ushqimor, dhe fati ishte me të.
Ai ka fituar shumën prej 521 milionë dollarësh, por ende nuk është paraqitur të tërheqë shpërblimin e madh
Pronari i dyqanit në pikën e karburanteve, ka bërë të ditur se burri fatlum është një prej klientëve të tij të rregullt.
“E njoh dhe është një nga klientët e rregullt, kjo është e mrekullueshme”, tha Ameer Krass, që poashtu fitoi 30 mijë dollarë si dyqni që e shiti tiketën fituese.
Ai nuk dëshiron të tregojë kush sakt është fituesi, duke thënë se fituesit duhet dhënë “hapësira e duhur”.
Sidoqoftë një nga shitësit në dyqan ka treguar se bëhet fjalë për një burrë nga vendbanimi Bloomfield. Ndërsa, Krass ka premtuar se një pjesë të shumës prej 30 mijë dollarësh do ua ndajë punëtorëve në formë të bonuseve.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...