Candice-Marie Fox, nga Australia Perëndimore, ka qenë në qendër të vëmendjes për pretendimin se e mundi kancerin duke ngrënë shumë ananas dhe kur u divorcua nga burri i saj.
32 vjeçarja, së cilës mjekët i kishin dhënë vetëm pesë vjet jetë, vuante nga një formë agresive e kancerit të tiroides e cila kishte kaluar në organet e tjera të trupit të saj. Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr më shumë se 20 tumore. Sidoqoftë, kur mjekët e saj thanë se kishte vetëm pesë vjet për të jetuar dhe se ajo do të humbiste zërin e saj brenda një viti, gruaja britanike refuzoi t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe vendosi të ndryshojë rrënjësisht rutinën e saj të përditshme. Kështu që, ajo filloi një dietë të shëndetshme dhe përfshiu në jetën e saj të përditshme gjëra dhe aktivitete që i pëlqyen, duke eleminuar në të njëjtën kohë gjërat që i shkaktuan stres dhe i rënduan shëndetin e saj mendor dhe fizik. Ajo gjithashtu vendosi të marrë divorcin nga burri i saj.
32-vjeçare zgjodhi një mënyrë jetese krejtësisht të shëndetshme, duke ngrënë më shumë se tre ananas, grejpfrut, limon, mollë, kivi dhe banane, ndërsa eliminoi të gjitha toksinat nga jeta e saj, të tilla si alkooli, mishi dhe burri i saj.
Sidoqoftë, gjëja mbresëlënëse është se vetëm gjashtë muaj pas njoftimit makabër të mjekëve të saj, kanceri pothuajse ishte zhdukur, siç pretendon ajo.
“Unë u largova nga të gjitha toksinat nga jeta ime dhe u bëra kaq mirënjohëse për jetën. I hoqa tumoret në masë me shkencën e pastër të të ushqyerit. Tani, nuk ka tumor brenda meje. “Në retrospektivë, jam shumë mirënjohëse për kancerin (sepse) më bëri personin që duhej të isha”, është shprehur ish -modelja./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...