Përballja me një të dashur xheloz është mjaft e vështirë dhe nganjëherë ju duket se është më lehtë të largoheni nga ajo lidhje se të vazhdoni me të.
Megjithatë, ndoshta jeni duke e keqinterpretuar pasigurinë e tij si xhelozi dhe nuk është e lehtë të gjeni dallimin ndërmjet këtyre dyjave.
Nëse dëshironi ta ktheni lidhjen tuaj në gjendjen e mëparshme, duke e shndërruar atë nga një i dashur i pasigurt në një të lumtur dhe të qetë, ja disa këshilla se si ta bëni këtë:
Bëjani me dije sa e doni!
Nëse jeni në lidhje me një person që është shumë i hapur dhe i popullarizuar mes shoqërisë, ju duhet t’ia përkujtoni se sa shumë e doni për shkak se ai mund të mos jetë i sigurt për ndjenjat tuaja ndaj tij, pasi që jeni në fillim të lidhjes, transmeton Telegrafi.
Kushtojini vëmendje kur jeni me miq!
Meshkujt janë garues në çdo aspekt të jetës. Nëse jeni në lidhje me një person dhe ai tregon xhelozi ndaj miqve tuaj, kjo mund të jetë thjesht pasojë e pasigurive të tij. Ju mundohuni t’i kushtoni atij më shumë vëmendje kur jeni bashkë me miq të tjerë dhe kjo do ta bëjë të ndihet mirë.
Përfshijeni në aktivitete!
Kur ai ndihet i kërcënuar mund të krijojë skenarë nga më të ndryshmit në kokën e tij. Sa herë që jeni jashtë me miq, ai mund të mendojë se jeni duke flirtuar apo se ata janë duke u munduar të të bëjnë për vete. Më e mira është që të përfshihet edhe ai në aktivitetet e tilla kur mblidheni me miq.
Mos u zemëroni!
Nëse ai reagon në një mënyrë që shpreh xhelozi, mos u zemëroni dhe në vend të kësaj sigurojeni atë që ai është i vetmi për ju dhe në jetën tuaj askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...