I burgosuri u shpall i vdekur, zgjohet në tavolinën e autopsisë

10:25 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Një i burgosur në Spanjë është zgjuar nga ‘vdekja’ për t’u tronditur më pas në një morg, pasi u shpall i vdekur nga tre mjekë.

Gonzalo Montoya Jimenez u zgjua me tri shenja në trupin e tij në përgatitje për autopsi, pasi kaloi pak kohë në dhomën e ftohtë, transmeton portali arbresh.info

“Ata kishin shënjuar trupin për ta hapur me një skalpel”, familjarë thanë për Il Mattino.

Sipas mediave lokale, ai u zgjua vetëm pak orë përpara se të kryhej ekzaminimi pas vdekjes. Shkencëtarët e quajnë atë “një rast i jashtëzakonshëm i vdekjes së dukshme”.

Autoritetet i thanë familjes së z. Jiménez se 29-vjeçari besohej se kishte vdekur në qelinë e tij rreth orës 8 pas dështimit për të treguar për numrin e mëngjesit të burgut.

Ai ishte i vendosur në pjesën më të rrezikshme të popullatës së burgut.

Zyrtarët thanë se ai ishte cianotik – ngjyrosja e purpurt në lëkurë që shfaqet pas vdekjes. Ai gjithashtu dukej se kishte ngurtësinë e vdekjes.

Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, ai u shpall i vdekur.

Ai u vendos në një qese të kufomave ku ai u ringjall në tryezën e autopsisë pasi mjekët e panë “lëvizjen e kufomës” dhe e dëgjuan atë të “gërhiste” në mesditë.

“Mjekët mjeko-ligjorë filluan të dëgjonin zhurma që vinin nga brenda qeses, transmeton arbresh.info. Montoya nuk kishte vdekur. Mjaft e kundërta”, raportoi El Espanol.

Fjalët e para që ai mërmëriti ishin për gruan e tij, dhe e pyeti nëse mund ta shihte.

Ekspertët dyshojnë se një katalepsi “mund të lidhet me këtë rast të pazakontë”. Katalepsia është një gjendje ku një person mund të merret si i vdekur, sepse shenjat e tyre jetësore ngadalësohen në një pikë ku është pothuajse e pamundshme të vërehen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme