Studimi i publikuar në”Psychological Science” tregon se ngjyra që ju dalloni varet nga gjendja emocionale në atë moment.
Ç’ngjyrë dalloni kur shihni këtë imazh? Me shumë mundësi nëqoftëse jeni të lumtur, përgjigjja do të jetë kaltër e thatë. Por nëqoftëse humori juaj nuk është në gjendje të gëzueshme, nuk do të arrini të përcaktoni mirë ngjyrën: ndoshta e kaltër? Apo vjollce? Sepse, siç thonë kërkuesit shkencorë, duket se trishtimi ndryshon perceptimin që kemi mbi ngjyrat.
Në një studim, të publikuar tek “Psychological Science”, janë analizuar përgjigjet e më shumë se 200 studentëve universitarë, menjëherë pasi kanë parë një video të trishtuar apo edhe zbavitëse.
Në provën e parë, 127 studentë u ndanë në dy grupe. Grupit të parë i është dhënë të shohin një video të trishtuar, ndërsa grupit të dytë një video të gëzueshme. Në vazhdim është testuar kapaciteti i tyre për të identifikuar ngjyrat. U vu re që personat të cilët kanë parë videon me motive trishtimi nuk ishin në gjendje të dallonin me saktësi ngjyrat, ashtu si arritën pjesëtarët e grupit tjetër.
Një test i ngjashëm u është bërë 130 pjesëmarrësve (gjysmës së të cilëve u dha të shihnin një video me motive emocionale neutrale dhe gjysmës tjetër një video me motive trishtimi): rezultati i njëjtë. Studentët që kishin asistuar në të parit e videos së trishtë nuk ishin të qartë në dallimin e ngjyrave si grupi tjetër.
“Rezultatet tona tregojnë që humori mund të influencojë mënyrën se si shohim rreth nesh”, ka thënë Christopher Thorstenson, kërkues shkencorë në fushën e psikologjisë pranë Universitit Rochester, i cili ka qenë personi që ka drejtuar studimin”.
“Puna jonë ka avancuar në këtë drejtim. Kemi arritur të konkludojmë që trishtimi shkatërron në mënyrë specifike proceset e të parit, sidomos kur kemi të bëjmë me dallimin e ngjyrave”.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin