Fëmijët dhe personat e rritur të cilët marrin shpesh pesë lloje antibiotikësh mund të kenë gjasa më të mëdha për zhvillim të gurëzve në veshka sesa njerëzit të cilët nuk i marrin.
Shkencëtarët kanë studiuar shpenzimin e antibiotikëve në bazë të kartonëve shëndetësorë elektronikë të 25.981 njerëzve të cilët kanë pasur gurëz në veshka dhe në atë grup të kontrolluar prej 259.797 pacientëve të ngjashëm të cilët nuk kanë pasur gurëz në veshka në periudhën na viti 1994 deri më 2015, transmeton Telegrafi.
Ata kanë konstatuar që marrja e disa nga pesë grupe antibiotikësh – sulfonamida, cefalosporina, flourokinolona, nitrofurantiona/metenamina dhe penicilina në periudhën paraprake prej 3 deri në 12 muaj ka qenë e lidhur me rrezikun e shtuar nga shfaqja e gurëzve në veshka.
Rritja e rrezikut ka lëvizur në 27 për qind të gjasave më të mëdha te penicilina deri më shumë se dyfish të rrezikut të shtuar për gurëzit pas marrjes së sulfonamidës.
Antibiotikët duhet patjetër të përshkruhen me kujdes. “S’ka dyshim që antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë dhe janë të nevojshëm për pengimin e vdekjeve dhe të pasojave serioze të infeksioneve dhe përdorimi i tyre i kalon pasojat e mundshme të dëmshme”, thotë udhëheqësi i studimit dr. GregoryTasian, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.
“Këto rezultate nuk sugjerojnë që antibiotikët nuk do të duhej t’u përshkruhen pacientëve kur është e nevojshme”, thotë Tasian. “Mirëpo mbështesin qëndrimin që antibiotikët duhet patjetër të përshkruhen me kujdes vetëm kur është e nevojshme dhe që të zvogëlohet shpenzimi i tyre i pamasë për sëmundje virusale”.
Sipas hulumtimit, rreziqet më të mëdha nga zhvillimi i gurëzve në veshka janë vërejtur te fëmijët dhe tinejxherët. Rreziku i zhvillimit të gurëzve zvogëlohet me kalimin e kohës, mirëpo mbetet i madh edhe deri në disa vjet pas marrjes së antibiotikëve.
“Numri i diagnostikimit të gurëzve në veshka është në rritjeedhe deri në disa vjet pas marrjes së antibiotikëve.
“Numri i diagnostikimit të gurëzve është në rritje pa ndonjë shkak të qartë dhe shumë teori janë vendosur nga ngrohja globale lidhur me marrjen e vogël të lëngjeve deri te ndryshimi i sistemit të baktereve, viruseve dhe kërpudhave në trupin e njeriut për shkak të ushqimit të përgatitur në mënyrën e Perëndimit”, thotë shkencëtari Jeremy Burton nga Universiteti Western Ontario. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...