Google ADS

Hulumtimet e reja shkencore, shpresë për njerëzit e paralizuar

20:10 | 28 Mars 2016
Arbresh.info

Hulumtuesit thonë se kanë drejtuar me sukses hulumtimin për rigjenerimin e indeve të trurit të dëmtuara, tek minjtë, raporton agjencia e lajmeve Mirror.

Hulumtuesit amerikanë, së bashku me kolegët e tyre në Japoni thonë se ata kanë drejtuar me sukses rrjedhjen eqelizave në neurone për rigjenerimin e indeve të humbura në traktet e dëmtuara.

Traktet që lidhin trurin dhe palcën kurrizore tek njerëzit dhe minjtë janë të përfshira në kontrollin e funksioneve motorike të trupit. Rigjenerimi i kësaj pjese do të ndihmoj njerëzit e paralizuar të rikthejnë funksionin motorik të trupit.

Autori i studimit, profesori Mark Tuszynski, nga Universitetit i Kalifornisë, ka thënë se ata për herë të parë kanë testuar se a munden të rigjenerohen këto qeliza nervore dhe kanë gjetur se ato rigjenerohen.

Kjo ende nuk është provuar tek njerëzit por ka shumë shpresa që do të arrihen rezultate pozitive edhe në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme