Hoteli luksoz kinez shfrytëzon një robot për të pritur mysafirët, shumica nuk e dallojnë që nuk është njeri

19:30 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Të gjithë ata që duan të shërbehen dhe të komunikojnë me një robot, të shkojnë në Hefei të Kinës.

Një hotel luksoz që ndodhet në kryeqytetin e provincës Ahui, po shfrytëzon pajisjen me pamje shumë njerëzore, për t’i pritur mysafirët, transmeton Telegrafi.

Në fakt, roboti që flet dhe duket si njeri, i ka hutuar shumë prej klientëve, të cilët nuk kanë pasur asnjë dyshim që nuk është njeri.

Chinese Calligraphy Building me 340 dhoma gjumi, ka siguruar edhe veshjet tradicionale për bukuroshen mekanike.

Madame Wei është emëruar ky robot – sipas një kaligrafes së lashtë, që i ka shërbyer Dinastisë Jin. Wei ka nisur t’i pret mysafirët prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa të gjithë janë të kënaqur me të.

Megjithëse mund të përshëndesë, të tregojë drejtime dhe të kthejë përgjigje të ndryshme, angazhimet tjera rreth recepsionit duhet t’i kryejnë njerëzit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme