Horoskopi për ditën e premte, 22 maj 2020

07:11 | 22 Maj 2020
M. A.

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do të vijë rikuperimi. Mundohuni që të mos lodheni shumë.

Demi

Në dashuri do të keni mundësi që të çoni përpara projektet me njeriun e zemrës. Mundohuni që të shmangni problemet dhe debatet. Në punë do të ndiheni të lodhur dhe kjo periudhë do të jetë e vështirë, për tu kaluar.

Binjakët

Dashuria do të jetë mjaft pozitive gjatë gjithë fundjavës, në sajë të ndikimit të Hënës. Keni nevojë për energji, ndaj mos e çoni dëm. Dikush mund të mbajë një premtim që ka dhënë.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft mirë. Nëse jeni vetëm, ndjenjat tuaja mund të rizgjohen. Po ashtu mund të merrni një lajm pozitiv. Këshillohet që të reflektoni mirë, lidhur me atë që duhet të bëni.

Luani

Në dashuri do të keni Hënën kundër dhe jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi. Bëni kujdes me financat, pasi së fundmi keni pasur shumë shpenzime. Në punë bëni mirë që të mos rrezikoni shumë.

Virgjëresha

Shmangni debatet në dashuri dhe bëni kujdes sidomos gjatë pasdites. Duhet të jeni të qartë në vendimet që do të merrni, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet. Në punë do të ndiheni të kënaqur.

Peshorja

Dashuria do të ecë mjaft mirë, ku tejet të favorizuara do të jenë projektet me të lindurit e shenjës së Luanit dhe Shigjetarit. Bëni kujdes me takimet, pasi mund të hasni në probleme. Në punë, Saturni nuk do të jetë më kundër, duke ju lënë të lirë të veproni.

Akrepi

E premtja do të nisë nën ritmin e duhur, por do të vijë duke u përmirësuar me kalimin e orëve. Do të jeni të karikuar për të bërë shumë gjëra dhe mundësitë nuk do të mungojnë. Ky është momenti i rikuperimit.

Shigjetari

Çiftet të cilat po përballen me probleme, duhet të bëjnë kujdes maksimal, në mënyrë që të mos dominojë nervozizmi, shkruan noa.al. Shqetësimet do të jenë të shumta, ndaj kërkohet vëmendje dhe maturi.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku shqetësimet do të mbeten mënjanë. Është momenti ideal për të rikuperuar dhe përmirësuar situatën në punë. Në dashuri, ditët e fundit do të sjellin emocione të mëdha.

Ujori

Hëna, Mërkuri, Venusi dhe Saturni, do të kenë ndikim pozitiv në sferën sentimentale. Në punë do të ketë përmirësim ndonëse të ngadaltë. Bëni durim.

Peshqit

Do të keni dëshirë që të ndiheni të dashuruar, pasi kohët e fundit nuk e ndjeni diçka të tillë. Edhe çiftet më të konsoliduara, mund të kenë momente krize. Në punë, situata do të zhbllokohet gradualisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme