DASHI 21/3 – 20/4
Jeta në çift nuk do jetë aspak e qëndrueshme gjatë kësaj dite dhe ju do e keni mendjen tek disa persona të tjerë. Beqarët duhet të tregohen të rezervuar me personat që do takojnë.
DEMI 21/4 – 21/5
Do e mbroni shumë jetën tuaj në çift sot dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë harmoninë. Jeta juaj do ndryshojë tërësisht dhe nuk do ndiheni më vetëm.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Ditë plot diell kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Për beqarët priten disa ndryshime në jetën sentimentale, megjithatë hapat duhen hedhur me kujdes.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe mjaft e bukur sot. Si ju ashtu edhe partneri/ja do bëni disa lëshime dhe nuk do i mbani inat njeri-tjetrin. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen. Kujdes me shpenzimet.
LUANI 23/7 – 21/8
Ju që jeni në çift nuk duhet të bëni plane afatgjata, por t’i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Takimet e beqarëve do jenë të pakta, por mjaft interesante. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
VIRGjËRESHΑ 22/8 – 23/9
Çdo problem që keni pasur në çift do zgjidhet dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Beqarët do kenë takime të shumta, por asnjeri nga personat nuk do i bëjë t’iu rrahë zemra fort.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Pasioni në çift do shumëfishohet. Beqarët do mundohen shumë të gjejnë personin e përshtatshëm, por nuk do ia arrijnë qëllimit. Saturni do jetë planeti që do merret me stabilizimin e sektorit të financave.
AKREPI 24/10 – 22/11
Asnjë planet nuk do e turbullojë gjatë kësaj dite jetën tuaj në çift. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri kështu që është e kotë të shpresojnë. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera.
SHIGjETARI 23/11 – 22/12
Projektet e përbashkëta që do bëni me partnerin/en do iu afrojnë më shumë me njeri-tjetrin sot. Beqarët duhet të hedhin hapin e parë nëse kanë kohë që pëlqejnë një person.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Sot do e lini veten të lirë dhe do dashuroni ashtu si e ndjeni. Beqarët do tregohen më të disponueshëm për ftesat që do iu bëhen. Gjithsesi merrini gjërat shtruar. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes.
UjORI 21/1 – 19/2
Në mëngjes do debatoni për diç- ka me partnerin/en tuaj, por që nga mesdita gjithçka do sqarohet. Beqarët do kenë mundësi të nisin vetëm aventura kalimtare, asgjë më tepër.
PESHQIT 20/2 – 20/3 Mos u tregoni shumë kapriçozë sot në jetën tuaj në çift, sepse do përballeni me probleme të mëdha. Beqarët duhet të bëhen gati për të takuar shpirtin e tyre binjak.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...