Dashi
Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Për disa do rizgjohet edhe pasioni i zjarrtë. E rëndësishme është qe nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi.
Demi
Do diskutoni gjerë e gjatë sot me partnerin/en tuaj për të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit. Me qetësi dhe mirëkuptim do zgjidhni gjithçka.
Binjakët
Ditë me ulje dhe ngritje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin/en dhe nuk do bini dakord për shumë gjera.
Gaforrja
Mos u shqetësoni aspak sot për mbarëvajtjen e jetës suaj në çift sepse do jenë yjet që do kujdesen për ju. Gjithçka do shkojë më së miri dhe do dashuroheni në pafundësi.
Luani
Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do mendojë gjatë gjithë kohës t’iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe do ua shprehë çdo gjë që mendoni.
Virgjëresha
Jeta sentimentale e çifteve do vijë duke u përmirësuar gjatë kësaj dite. Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerin/en do shtohet edhe më tepër. Edhe për beqarët priten surpriza shumë të këndshme.
Peshorja
Marrëdhënia në çift do jetë shumë e qëndrueshme gjatë kësaj dite dhe nuk ka për të ndodhur asgjë që ju nuk e dëshironi. Në planin financiar do jeni të organizuar dhe nuk pritet asnjë problem.
Akrepi
Ditë e mirë kjo për të dashuruarit. Do ndani gjithçka me atë që keni në krah dhe do kaloni edhe momente entuziazmuese. Ata që janë me pushime do qëndrojnë më shumë kohë pranë njëri-tjetrit.
Shigjetari
Do e rigjeni entuziazmin dhe ngrohtësinë që keni kërkuar gjithë kësaj kohe në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni të plotësuar më në fund.
Bricjapi
Debatet me partnerin/en do jenë të pakta gjatë kësaj dite dhe do flisni më qetësisht me të. Disa mund të bien në kompromis për diçka dhe të sigurojnë edhe një të ardhme të ndritur së bashku.
Ujori
Nuk do jeni të qëndrueshëm në lidhjen që keni sot dhe do shihni sa andej këndej për ndonjë person interesant. Kujdes, nëse partneri/ja kupton diçka do shkatërroni gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot.
Peshqit
Dita e sotme do jetë paksa e ndërlikuar për çiftet. Nuk iu pëlqen aspak kur partneri/ja iu jep urdhra dhe sot kjo do sjellë debate pa fund. Disa mund të marrin edhe vendime të prera
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...