Hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni të uritur, rriten gjatë mbrëmjes

22:04 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen, thotë një studim.

Raporti i publikuar në ‘International Journal of Obesity’ ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim, transmeton Telegrafi.

Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve, dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre.

Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë konstatuar se është e vërtetë që nivelet e hormoneve të urisë rriten gjatë mbrëmjes, prandaj edhe njerëzit kanë tendenca të hanë më shumë.

Kjo do të thotë se gjatë mbrëmjes rrezikoni ta teproni me ushqim, e në veçanti nëse ndiheni të stresuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme