Një libër i ri i botuar në Gjermani gjatë kësaj jave, pohon se Adolf Hitleri ishte një ‘vrasës serik’, seksualisht i hutuar dhe se urdhërat për vrasje për shtetin nazist ishin të nxituara nga epshi seksual.
‘Hitler 1 and Hitler 2. The sexual no-man’s-land’, me autor Vokler Elis Pilgrim, ka tërhequr një masë të madhe të materialit arkivor mbi Adolf Hitler, për të cilin thuhet se kryente akte seksuale gjatë shikimit të filmave të dhunshëm në kinema, transmeton portali arbresh.info
Një nga burimet e cituara në këtë libër, që pritet të botohet në katër vëllime’ është edhe aktorja e epokës naziste, Mariannë Hoppe, të cilën e nderoi Hitleri.
Ajo ka treguar se si një natë në Kancelarinë e Rajhut në Berlin po shikonte film së bashku me Hitlerin mbi kryengritjen austriake kundër Napoleonit.
“Gjatë një skene të dhunshme, Hitleri u përshkrua nga një emocion i rrallë dhe filloi të fërkonte gjunjët. Nuk e di nëse ai është i çmendur, apo po përjetonte orgazmë”, citohet të ketë thënë aktorja.
Sipas autorit, Hitleri vrau rreth gjashtë milionë hebrenjë, duke e bërë atë vrasësin më të madh të të gjitha kohërave.
“Specialiteti i vrasjes serike”, shkruan autori i librit, “është marrja e ngadaltë, e sofistikuar dhe jashtëzakonisht mizore e jetës. Kjo është pikërisht ajo që bëri Hitleri”.
Sipas tij frustrimi sekual e dërgoi Hitlerin në asgjësim kolosal./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...