Google ADS

Hitleri dëshironte të pushtonte edhe Amerikën Veriore

11:31 | 29 Janar 2019
Trina Galanxhi

Bibloteka dhe Arkivat në Kanada kanë zbuluar detajet e librit të botuar me 1944, në pronësi të Adolf Hitlerit, i cili detajonte planin për një holocaust në Amerikën e Veriut.

Raporti prej 137 faqesh i titulluar “Statistikat, Mediat dhe Organizatat e Hebrenjëve në SHBA dhe Kanada” u shkrua nga studiuesi Heinz Kloss dhe u përqëndrua në nacionalitetin dhe gjuhën për të krijuar një regjistrim sistemik të popullsisë hebrenje në kontinent, transmeton portali arbresh.info

Dokumenti shqetësues u ble vitin e kaluar për 4,500 dollarë dhe u zbulua vetëm për publikun të shtunën e kaluar, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, njoftoi CNN.

Kloss bëri disa studime serioze mbi popullsinë hebraike të Amerikës së Veriut, duke shërbyer një rrjet të simpatizantëve nazistë në Amerikën e Veriut dhe gërmuar në gazeta dhe organizata hebraike gjatë vizitave të tij në SHBA në 1936 dhe 1937. Me të dhënat e regjistrimit të vitit 1930 si themeli i raportit, qëllimi i Kloss ishte për të mbledhur të dhëna hebreje specifike, për të konfirmuar numrat dhe për të kontribuar në përpjekjet gjenocidale të Hitlerit.

Raporti ka luajtuar një rol të rëndësishëm mbi idenë e Hitlerit për të pushtuar Amerikën e Veriut.

Kopertina e librit është zbukuruar nga një svastikë, një shqiponjë dhe disa fjalë të Hitlerit, për të cilat ekspertët thonë se janë fjalët personale të Fuhrer dhe pjesë e një komisioni të gjerë kërkimor që ai mund të ketë mbajtur në tërheqjen e tij alpine në Berchtesgaden në Bavari.

Ende mbetet e paqartë se si kjo pjesë e historisë botëore e gjeti rrugën e saj për në Amerikën e Veriut, por disa besojnë se ajo u morr si suvenit nga ushtarët amerikanë pasi shtëpia e Hitlerit u  përmbys në fund të luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme