Përralla klasike “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” është frymëzuar nga historia tragjike e Margarete von Waldeck, një grua fisnike bavareze që ka jetuar në shekullin e 16-të. Njësoj si në përrallë, Margaretës i kishte vdekur mamaja dhe jetonte me njerkën, babain dhe vëllain.
Nëse po pyesni veten në lidhje me xhuxhat apo me princin lexoni më tej jetën e vërtetë të “Borëbardhës”. Familja Von Waldeck kishte në pronësi një minierë në të cilin punonin fëmijë të varfër që për shkak të punës së rëndë kishin deformime fizike, deformime të cilat u kishin dhënë fëmijëve pamjen e burrave të vegjël xhuxhë.
Njerka nuk e donte aspak Margaretën bukuroshe dhe për ta larguar sa më shumë nga familja e dërgoi në Bruksel. Gjatë kësaj kohe Margareta u njoh dhe u dashurua me princin Filip të Spanjës. Mbreti i Spanjës e kundërshtoi lidhjen e djalit të tij me konteshën Margaret dhe urdhëroi vrasjen e saj. Margaret u gjet e helmuar në Bruksel në moshën 21 vjeçare.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel