Historia e Valiant Thor, alieni që jetoi në Pentagon

01:44 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Libri “Stranger at the Pentagon” na tregon një histori shumë të veçantë për një njeri jashtëtokësor në një mision.

Emri i tij ishte Valiant Thor dhe shumë besojnë se ai ishte i vërtetë, pasi dukej si një njeri normal, por kishte disa dallime të rëndësishme fiziologjike dhe dyshohet se vjen nga planeti Venus.

Historia e Thor e ka burimin nga libri i Dr. Frank E. Stranges, “Stranger at the Pentagon”, i botuar për herë të parë në vitin 1967.

Dr. Stranges ishte një predikues i krishterë dhe themelues i Kryqëzatave Ungjillizuese Ndërkombëtare, si dhe hetues i UFO’ve dhe hulumtues privat i pavarur.

Në libër thuhet se Valiant Thor mbërriti në tokë me një anije, e cila u ul në Aleksandri, Virxhinia në një fushë bujqësore.

Sipas Dr Stranges, Thor ishte rreth 6 metra i gjatë dhe 185 kilogramë me flokë ngjyrë kafe, me onde dhe sy kafe.

Policia ishte e para në vendin e ngjarjes dhe e gjeti të qetë me vetëm një kërkesë: të takohej me Presidentin Eisenhower.

Ata e morën atë përmes Pentagonit ku u takua me sekretarin e mbrojtjes, dhe më vonë me Eisenhower, Nixon dhe të gjithë shefat e përbashkët.

Valiant Thor qëndroi në Shtetet e Bashkuara për tre vjet.

Sipas librit, ai u dërgua në Tokë nga Këshilli i Lartë për të ndërhyrë në emër të komunitetit intergalaktik.

Ata u shqetësuan nga aftësitë tona bërthamore dhe se si lufta bërthamore mund të çojë në zhdukjen e racës njerëzore, shkruan Ancient UFO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme