Google ADS

Historia e rrallë e balenës që mbajti këlyshin e vdekur për 17 ditë mbi trup

01:01 | 14 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Plot 17 ditë pasi i vogli i saj lindi i ngordhur, balena e pagëzuar me emrin Tahlequah ka vendosur ta lërë të lirë dhe të mos e mbajë më me vete.

Orka Tahlequah lindi më 25 korrik një këlysh të ngordhur, të cilin e mbante mbi kokën e saj kudo që ajo shkonte edhe pse udhëtonte dhjetëra milje çdo ditë.

Pamjet e saj duke lëvizur me të sapolindurin mbi kokë kanë pushtuar rrjetin duke bërë që shumë njerëz të inspirohen nga historia e saj duke i dedikuar piktura apo edhe poezi.

Sipas biologëve detarë, dhimbja e saj si nënë është një tjetër provë se balenat kanë një inteligjencë dhe lidhje emocionale të ngjashme me tonat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme