Një rrëfim i pazakontë i peshkimit po bën xhiron e botës, ku një pjesëmarrës i garës së peshkimit ka arritur ta zë një peshk me unazë, shkruan New York Post.
Bëhej fjalë për një unazë që ishte ngjitur me një lloj litari të plastikës në bishtin e peshkut, kurse e gjitha ka ndodhur në liqenin Michigan.
Aty menjëherë filluan të gjithë të diskutojnë se si është e mundur dhe çfarë fshihet pas një veprimi të tillë. E këto ditë është shfaqur pronari i unazës, që ka shpjeguar gjithë misterin e saj.
Kapiteni Jason Rouz kishte ngjitur unazën dhe e kishte rikthyer në ujë peshkun, saktësisht para shtatë javësh. Ai pretendon se kjo unazë është e mallkuar.
Në fakt martesa e tij prej 10 vitesh mori fund katër vite më parë, por që tani në një mënyrë të veçantë vendosi ta hedh unazën duke shënuar kështu fillimin e një jete të re.
“Jam udhërrëfyes i peshkatarëve dhe ky fakt e pengonte shumë gruan time, e cila ishte kundër pse unë po ndjek ëndrrat e mia dhe urrente faktin që më pëlqen peshkimi. Unë jo vetëm që e kam hedhur unazën, por këtë e kam bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, jam i bindur se unaza është e mallkuar. Tani gjithçka po shkon si duhet pasi jam çliruar nga ajo unazë”, ka shtuar Rouz.
Megjithatë shtatë javë më vonë u shfaq peshku me unazë në bisht, kur Joe Penar arriti ta zë nga anija e mikut të tij Jim Neligan gjatë garës së peshkimit në Illinois. Tani duket se kapiteni Rouz e ka bartur “mallkimin e unazës” tek pronari i anijes.
“Ajo unazë është e mallkuar. Që kur erdhi në anijen time kam pasur problem me motorin e saj, derën kryesore nga ku hyhet në dhomën e motorit”, ka deklaruar Neligan duke shtuar me dozë humori se do t’ia rikthej unazën kapitenit me postë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...