Deputeti i parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç nga një dyqan në Lubjanë, ku ai tha se nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar dhe ishte injoruar nga personeli.
Zoti Darij Krajcic tha për mediat vendase se ai ishte mërzitur që “u trajtua si i padukshëm” dhe vendosi të vërë në provë sigurinë e supermarketit. Vjedhja kaloi pa u vënë re, por një koleg i tija nga partia LSM, këmbënguli që zoti Krajcic të kthehej për të paguar. Ky i fundit ka kërkuar falje, duke thënë se i vinte keq për “eksperimentin e tij social” dhe ka përfunduar në titujt e gjithë gazetave dhe rrjeteve sociale për këtë ndodhi.
Anëtarët e tjerë të parlamentit filluan të tallen me këtë histori, por të enjten, kreu i partis LSM, Brane Golubovic, e dënoi veprimin e z. Krajcic duke e cilësuar si të ”papranueshëm”. “Ai mori të gjitha përgjegjësitë e tij për të dhe dha dorëheqjen, duke e vendosur vetë”, tha z. Golubovic për mediat vendase.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë