Historia e frikshme e gruas së parë të Sadam Husseinit

14:38 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Pak dihet për gruan e parë të liderit të dikurshëm të Irakut, Saddam Hussein, Sajida Talfah.

Për të kanë qarkulluar shumë thashetheme, dhe është vështirë të konstatohet se çfarë është e vërtetë e çfarë gënjeshtër.

Për fillim, dihet se martesën e tyre e kishin vendosur prindërit e tyre, asokohe Saddami dhe Sajida ishin në moshën 10-vjeç.

Përveç kësaj, babai i Sajidas ka qenë daja i Sadamit, kështu që nuk ishin vetëm çift bashkëshortor, por edhe familjarë. U martuan në vitin 1963 dhe kanë pasur pesë fëmijë. Sajida para se të martohej punonte si mësuese, por u avancua edhe më shumë pasi u bë Zonja e Parë.

Vishte rroba të markave të njohura, aksesorë të shtrenjtë dhe i pëlqente të ndërronte ngjyrën e flokëve – të bëhej bionde. Një grua që ka pasur rastin ta njoh, ka deklaruar se Sajida kishte dëshirë të ketë ngjyrën më të (ndritshme) të lëkurës, dhe për këtë arsye grimosej shumë.

Tregtarët e Bagdadit tmerroheshin kur ajo dilte për të bërë “shoping”, pasi gjysmën e borxhit nuk e paguante, pasi thuhet se ishte ashpër sikur bashkëshorti i saj.

Edhe pse Saddam Hussein paraqitej në publik si një bashkëshort dhe baba i mirë, dhjetëra femra e prisnin në takime. Njëra prej tyre është Samira Shabandar, e cila në fund u bë edhe gruaja e tij.

Edhe pse dyshja ishin të martuar, kjo nuk i ndalonte ata që të takohen prapa shpinës së partnerëve, dhe me kalimin e kohës bashkëshorti i Samiras hoqi dorë dhe u tërhoq.

Megjithatë, Sajida këtë nuk e kishte pranuar edhe aq lehtë, dhe nuk mund të pajtohej që është “zëvendësuar” me një grua tjetër.

Njëri nga vëllezërit e Sajidas (njëherit familjari i Saddamit), haptazi kishte dalur kundër kësaj afere, por shpejt është “heshtur” pasi ndërroi jetë në një aksident ajror me helikopter.

Disa vite më vonë, truproja i Saddamit ka pranuar se ishte urdhëruar që ta rrëzojë helikopterin me lëndë shpërthyese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme