Gjatë një shëtitje të vetmuar pranë një pellgu të kristaltë, një bari pengoi shëtitjen e gruas më të bukur, që ngjantë me zanat e dërguara nga qielli.
Nuk ishte aspak befasuese, që vdekshmëria u përkul përderisa ajo hoqi rrobat, hodhi fustanin e saj nga mëndafshi në tokë dhe u fut në ujrat e kristalë. Për të filluar lojën me të, ai i vodhi robat asaj dhe e la lakuriq. Këtu edhe fillon historia e tyre.
Gjatë historisë njerëzore jemi njohur me shumë histori dashurie, ai ajo e Kleopatrës dhe Antonit, apo ata të kohës moderne, Beyonce dhe Jay Z.
Megjithatë, përpara se këto çifte të merrnin pozicionin e tyre në histori, një yll bie nga qielli sa herë që rrëfehet dashuria e Niu Lang dhe Zhi Nu, ose Romeo dhe Zhulietës nga Kina.
Kjo histori tragjike e dashurisë dhe e humbjes është e vjetër sa vetë koha. Filloi gjatë Dinastisë Han dhe kaloi nga brezi në brez. Pak histori kanë përballuar që t’i mbijetojnë kohës dhe përjetësisë, por historia e tyre rrëfehet edhe sot e kësaj dite.
Të dy të rinjtë të pasionuar dhe të dashuruar deri në dëshpërim. Atyrë u përballen me dashurinë e ndaluar. Zhi Nu ishte një vajzë e re, e qiltër si qielli, ndërsa Niu Lang ishte bari i varfër. Por kur nëna e Zhi Nu, perëndesha e Qiellit, zbuloi stuhinë e tyre, zemërimi i saj u rrit dhe i nda ata në brigjet e kundërta të lumit qiellor, që njihet si Rruga e Qumshtit.
Një herë në vit, gjatë ditës së shtatë të muajit të shtatë të vitit hënor, zogjtë formojnë një urë magjike për t’i lejuar të dashuruarit që të ribashkohen.
Sipas Profesorit të Letërsisë kineze, Haiyan Lee, legjendën e Nia Lang dhe Zhiu Nu e njeh çdo kinez. Askush nuk e di origjinën e saktë të tregimit, por shumica e folkloristëve pajtohen që ndryshe nga dashuria jofunksionale dhe e dënuar e ndarë midis Romeo dhe Xhulieta, përrallë e Niu Lang dhe Zhi Nü ka për qëllim të frymëzojë.
Romanca e tyre është e shkurtër, por kurrë nuk vdes dhe nuk përfundin në tragjedi. “Thyerja e zemrës është e përjetshmë, por ashtu është edhe shkëndija e dashurisë”, thotë profesori Xiao Fang, ekspert për folklorin në Universitetin Normal të Pekinit.
Legjenda e tyre është e mbushur me shpresë, por mishëron një luftë mes vlerave kulturore të obligimit familjar dhe pasionit të shfrenuar.
Dashuria e tyre mbinatyrore që ende shihet me zili nga shumë banorë në Kinë, vazhdon e festohet edhe sot. Shumë njerëz martohen në ditën e shtatë të muajit të shtatë të vitit hënor, ndërsa gratë beqarë dërgojnë lule dhe dhurata për të ndjekur ribashkimin e tyre, që përfaqëson kalimin e Vega dhe Altair, dy nga yjet më të ndritshëm në Rrugën e Qumshtit.
Legjenda thotë se shiu në ditën e ribashkimit të tyre simbolizon lotët e tyre. Ribashkimi i Niu Lang dhe Zhi Niu festohet në Kinë, Japoni, Kore dhe Vietnam./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...