Një çift nga Missouri të SHBA-së, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri për 65 vjet, vdiqën të shtunën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit të shtrënguar. Jack dhe Harriet Morrison jetuan ditët e fundit të jetës së tyre në një shtëpi pleqsh në Arnold, të Missouri. Jack, 86 vjeç vdiq i pari ndërsa bashkëshortja e tij Harriet e moshës 83 vjeç, vdiq vetëm disa orë më vonë.
Çifti është takuar për herë të parë në një festë Halloween-i në vitin 1955 dhe që nga ajo kohë “ata nuk janë ndarë kurrë së nga njëri-tjetri”, u shpreh mbesa e tyre Sue Wagener për Post-Dispatch. Ato janë martuar në 5 maj të vitit 1956. Çifti kishte në pronësi linjën e autobuzave “V-K Bus Lines”, ndërsa rriti dy djemtë e tyre dhe Wagenerin.
Wageneri tregoi se gjithmonë do të sigurohej që Harrieti të pinte kafenë e saj çdo mëngjes.
Ata ishin gjithashtu anëtarë të “Moolah Shrinersit”, një urdhër vëllazëror kushtuar filantropisë.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...