Google ADS

Historia e Bismarkut, “babai i Gjermanisë së madhe”

01:58 | 15 Prill 2018
Trina Galanxhi

Otto Eduard Leopold von Bismarck, lindi më 1 Prill, 1815 dhe vdiq më 30 korrik, 1898, Ai qëndroi në krye ne Persisë dhe Gjermanisë në shekullin IX. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë.

Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore.Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi “Realpolitik (politikën e vërtetë)” që i dha ati pseudonimin “Kancelari i Hekurt”. Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i mbaroi mandati.

Po kush ka qënë Bismarcku dhe cilat jan sukseset e tij më të mëdha…

Qëllimi i vërtetë nuk ishin kolonitë. Kolonitë ishin mjeti për të arritur qëllimin në një luftë për pushtet, që bëhej në Berlin. Konservatori Bismark donte të dobësonte kundërshtarin e tij politik, liberalët e simpatizantin e tyre dhe princin trashëgimtar Friedrich. Liberalët ishin të ndërlidhur me Mbretërinë Angleze, që ishte shumë aktive në krijimin e kolonive. Për të përçarë këtë aleancë, Bismarku në vitet 1884 dhe 1885 u bëri vend përkohësisht kërkesave për koloni gjermane. Por në vitin 1885 liberalët me humbjen e zgjedhjeve u dobësuan si forcë politike dhe po në të njëjtin vit princi trashëgimtar Friedrich siguroi, se edhe pas vdekjes së perandorit Vilhelm, do të qëndronte krah Bismarkut. Që nga ai moment Bismarku e mbylli menjëherë episodin e politikës koloniale.Thonë se Bismarku donte që t’i evitonte, mundësisht t’i sheshonte fërkimet me fuqitë e tjera europiane.
Dhe megjithatë datë 1 prill në Gjermani, politikanë të zgjedhur me vota demokratike e kujtojnë kancelarin e parë të lindur para, më shumë se 200 vjetësh.Historianët heqin paralele ndërmjet themelimit të perandorisë 1871 dhe ribashkimit të Gjermanisë 1990. Në të dyja herët në Europë ka ekzistuar frika se Gjermania dëshiron të zgjerohet më tej. Ashtu si në 1871 edhe në 1990 Gjermania siguroi se nuk ngre pretendime territoriale.

Këtu u ndoq e njëjta politikë e qetësimit të fqinjëve evropianë, ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Bismarkut, që ai pas vitit 1871, si drejtues i politikës së jashtme të Gjermanisë, ka kontribuar në një masë të madhe që Rajhu i sapokrijuar gjerman nuk bëri luftë, për më shumë se 40 vjet.Krijimi i Gjermanisë nga Oto Fon Bismark më 18 janar 1871 ishte një ngjarje madhore për Evropën. Krijimi i kësaj strukture të jashtëzakonshme politike me emrin Gjermani padyshim që ndryshoi përgjithmonë raportin politik të ekuilibrit të forcave në Evropë.

Bismarku, vërtet e krijoi Gjermaninë, por asnjëherë nuk e udhëhoqi atë. Ai drejtoi nën mbretërimin e tre sovranëve dhe çdokush prej tyre mund ta detyronte të largohej nga posti nga një moment në tjetrin. Në mars të vitit 1890 perandori Vilhelm II ia doli ta largonte kancelarin e hekurt nga pushteti. Në shtator të vitit 1878 kur kancelari ishte në kulmin e fuqisë së tij, gazeta e përditshme Schwäbische Merkur fliste për një nga fjalimet më pompoze të Bismarkut në Rajhshtag:

“Ata që e dëgjojnë tek mban fjalime në parlament për herë të parë mbesin të tronditur. Ai zë i fuqishëm plot patos i mbushur plot me truada dhe me një elokuencë klasike është aq i qartë, i fortë dhe i butë në të njëjtën kohë saqë e bën të pamundur që të mos dalë një frazë perfekte. Por, një vesh i stërvitur e ndjen se, qysh në fillim të fjalimit folësi është në siklet.

Ai nuk qëndron në një vend, fut dhe nxjerr dorën nga xhepi dhe vetullat i ngrys pa shkak”.Por, ajo që Bismarku çmonte më shumë dhe që shkencëtari i njohur Maks Veber i thuri lavdin më të madha, ishte forma e autoritetit nëpërmjet karizmës. Ai thoshte:
“Është një formë autoriteti që është e lindur dhe rrjedh nga dhuntia e hirit (karizma), ky është një përkushtim absolut personal dhe besim personal në bindjen, heroizmin apo cilësive të tjera të një lidershipi individual. Dominimi karizmatik ushtrohet nga profeti apo në fushën e politikës nga i zgjedhuri ku brenda tij jeton demagogjia e liderit”.

Në kohën kur jetoi dhe punoi Bismarku, Prusia karakterizohej nga një nacionalizëm i ashpër prusian që nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me nacionalizmin romantik gjerman të fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Në epokën e Frederikut të Madh, Prusia kishte vuajtur shumë si pasojë e ndërgjegjes së lartë shtetërore dhe për sakrificat e panumërta që kishte bërë që të mos konsiderohej fuqi sekondare në Evropë. Në testamentin e tij politik vetë Frederiku i Madh kishte shkruar:

“Aristokracia prusiane ka sakrifuar të mirat dhe jetën në shërbim të shtetit. Besnikëria dhe meritat e saj kanë fituar mbrojtjen e të gjithë sovranëve dhe është detyrë e sovranit të ndihmojë ato familje aristokrate të cilat janë varfëruar për të mbajtur të pacënuara tokat e tyre në shërbim të shtetit. Ato duhen konsideruar si shtyllat e shtetit. Në një gjendje të tillë, asnjë fraksion apo rebelim nuk duhet të na trembë. Ky shtet e ka për detyrë të mbrojë aristokracinë e tij”.

Arritja më e madhe e Bismarkut ishte të ruante këto “rregulla të errëta” të shoqërisë gjermane dhe stilin e jetës edhe përgjatë tre luftërave që zhvilloi për bashkimin e Gjermanisë, edhe gjatë zhvillimit të kapitalizmit, industrisë dhe triumfit të demokracisë në shoqërinë gjermane. Bismarku jetoi në një Prusi thellësisht të infektuar nga idealet e Revolucionit francez të 1789-ës. “Triumfi i filozofisë” siç u quajt nga disa tifozë të revolucionit. shumë shpejt ky “triumf” ia la vendin kaosit dhe terrorit i cili për pak sa nuk u përhap në të gjithë Evropën.

Gjyqet dhe ekzekutimet e pafundme që ekzistonin në Francë padyshim që s’mund t’i linin shoqëritë perëndimroe indiferente ndaj asaj që po ndodhte në kombin më të kulturuar të botës. Revolucioni dhe idetë tij fanatike duheshin me çdo kusht të ndaleshin dhe të mos kishin efekt tek pjesa tjetër e popullsisë. Autorë si Edmond Burke dhe Fridrih Gentc krijuan konservatorizmin modern evropian si mburojë ndaj murtajës revolucionare. Pas dështimeve që kishte pësuar Prusia në luftërat kundër Napolon Bonapartit, gjatë Kongresit të Vjenës dhe vendosjes së sistemit të Koncertit të Evropës, Prusia pati zgjuarsinë të rreshtohej në anë e fituesve të luftërave napoloniane.

Princi fon Meternik, i cili ishte edhe arkitekti i këtij sistemi, duke patur frikë për fuqinë në rritje të Prusisë e shpërbleu me terriore të papërfillshme për kohën, me një copë toke të Saksonisë dhe me disa komunitete katolike të parëndësishme në Ruhr dhe në Vuper. Kujt do t’i shkonte ndërmend se me këtë lëvizje në dukje të papërfillshme, Ausria i kishte dhënë Prusisë dhe Gjermanisë së ardhshme zemrën industriale të Evropës qendrore dhe forcën reale të kombit gjerman. Ndër të tjera, këto territore ishin edhe më të arsimuarat në të gjithë tokat gjermane.

Prusia do të kthehej në bërthamën e krijimit të Gjermanisë. Shkrirja e traditës junkere me ushtrinë dhe aristokracinë i dha jetë zhvillimit të një shoqërie që për shumë veta dhe shtete do të ishte e pasfidueshme. Kjo lloj eksperience e nisur nga gjenialiteti i mbretit gjeni Frederik do të absorbohej nga Bismarku për t’i dhënë jetë një shteti suprem në Evropë dhe në botë.

Rruga e krijimit të Gjermanisë nëpër autoritetin e Prusisë ishte e ngatërruar. Humbja e Prusisë nga Napoloni më 1806 e kishte kthyer këtë vend në një fuqi të rangut të dytë. Shumë prej junkerëve dhe klasës aristokratike ishin kthyer në vasalë dhe ishin strukur nën autoriten e Kishës.

Një nga gabimet që bëri klasa aristokratike në Gjermani ishte refuzimi i racionalizmit iluminist si pasojë edhe e tmerrit jakobin që kishte kaluar Franca. Gjithashtu, një tjetër element që i frikësonte junkerët në Prusi ishte edhe deviza e revolucionit francez ‘liri, barazi, vëllazëri’. Termi i parë ishte krejtësisht i huaj për klasën sunduese prusiane dhe për vetë popullsinë. Rikthimi i popullsisë prusiane drejt sakramenteve të shenjta fetare për të arritur shpëtimin e kombit.

Por, sado e rëndësishme që të ishte feja dhe kultura fetare, Prusia dhe Gjermania e ardhshme do të krijoheshin nga përllogaritjet e sakta. Në vitet 1800, Prusia ishte larg të qenurit nga emërtimi që i ishte vënë “Mbretëria e Hekurt”.Sipas konceptit të drejtë të Bismarkut, rrugën për fuqizimin e Prusisë dhe rrjedhimisht për bashkimin e Gjermanisë nuk e pengonte Franca, por Austria. Në dhjetor të vitit 1853 ai i shkruate përsëri Leopod fon Gerlahut:

“Synimi i politikës tonë është krijimi i Gjermanisë dhe asgjë më pak sesa kjo. Austria do të dëshpërohet, por ne nuk mund të bëjmë ndryshe. Vend për ne dhe për Austrinë në dhomën që quhet Gjermani, nuk mund të ketë. Ne nuk mund të varemi më nga të tjerët. Derisa të arrijmë synimin tonë ne do të jemi armiq me Austrinë. E kuptoj, është një politikë e ashpër, por e painjorueshme (më falni për fjalën). Megjithatë dua të di nëse ju e kuptoni se kështu duhet vepruar”.

Sigurisht, me këtë lloj politike të Bismarkut, fon Gerlahu nuk ishte dakord dhe në përgjigjen që i ktheu i shkruante se nuk i konsideronte këto ide aspak të “moralshme” dhe që ishin kundër çdo parimi. Por, Bismarku ishte i vendosur në rrugën e tij. Acarimi mes dy burrave shkoi deri aty sa më 2 maj 1857, ambasadori Bismark vendosi të dalë hapur kundër ish -padronit të tij. Në një letër të gjatë ai i foli hapur:

“Unë nuk kërkova t’i shërbej mbretit…Zoti që papritur vendosi kështu, do të më tregojë ndoshta rrugëdaljen në vend që ta lerë shpirtin tim të shuhet. Unë do ta mbivlerësoja çuditërisht kuptimin e kësaj jete, sikur të mos isha i bindur se, pas tridhjetë vjetësh, ajo nuk do të kishte lidhje me sukseset politike që unë apo vendi im kanë arritur në Evropë. Unë mund të parashikoj bile që një ditë “jezuitë jobesimtarë” të drejtojnë Mark Brandenburgun ,zemrën e Prusisë,së bashku me absolutizmin bonopartist…Unë jam pjellë e një kohe tjetër nga juaja, por po aq i ndershëm për kohën time, sa ju për tuajën”.Qysh në fillimet e karrierës së tij, Bismarku kishte argumentuar se nëse ndodhte një luftë austro-franceze, Prusia duhej të mbetej neutrale. Ai e argumentonte neutralitetin e Prusisë me këtë arsyetim:

“Ne nuk jemi ende aq të pasur për të përdorur forcën tonë në luftëra që nuk do të na sjellin asnjë përfitim”
Por, letra që do të mbahet mend gjithmonë dhe që vendosi shinat e ambicjes së Bismarkut në udhëheqjen e Gjermanisë së ardhshme ishte ajo që i dërgoi sekretarit të jashtëm Adolf fon Shlajnic me përmbajtjen e mëposhtme:

“Tendenca e këtij shteti me staturë të mesme do të jetë gjithnjë e varur nga ambicja e fuqive të mëdha. Ne nuk duhet të bashkëpunojmë më me këtë realitet. Në marrëdhënien e Prusisë me Bundin unë shikoj si zgjidhje të vetme për madhështinë e vendit ,aplikimin e politikës së zjarrit dhe hekurit [ferro et igni]”.

“Zjarri dhe hekuri” si frazë shumë shpejt do të zëvendësoheshin me shprehjen akoma më të famshme ‘gjak dhe hekur’ që do të ishte edhe fjalimi i parë i Bismarkut si kancelar i Prusisë në shtator 1962.

Sigurisht që kjo frazë donte të tregonte diçka. Ndoshta kishte lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën e Bismarkut dhe autoritarizmin e tij. Prusia duhej me domosdo të shkëputej nga tutela austriake në Konfederatën e shteteve gjermane. Që ta bënte këtë i duhej të stiste një krizë me Austrinë dhe Francën, por nuk do të ishte e lehtë. Pikësëpari duhej bindur populli i Prusisë mbi drejtësinë e një vendimi të tillë.

Këtu qëndronte edhe vështirësia kryesore. Numrat për një aleancë të tillë me popullin gjerman nuk ishin të favorshme. Triumfi i madh i Bismarkut kundër Austrisë kishte krijuar një situtatë të re në Evropë. Por, ajo nuk ishte përfundimtare. Reparacionet austriake që u paguan prej 40 milion talesh i shërbyen jashtëzakonisht shumë arkës së shtetit prusian. Kancelari Bismark tashmë kishte filluar të bënte lëvizjen tjetër. Ai nuk do të mund ta bashkonte të gjithë vendin (pa Austrinë) nëse Franca tregohej armiqësore.

Sigurisht, ai e dinte se Franca asnjëherë nuk do ta lejonte pa luftë bashkimin e Gjermanisë. Situata brenda vendit nuk ishte e sigurtë për kancelarin. Ai kishte armiq si konservatorët ashtu edhe katolikët. Por, siç kishte vepruar 200 vjet më parë armiku më i madh i kombit gjerman,Kardinali Risheljë që lidhi aleancën me protestantët anti katolikë, edhe Bismarku lidhi aleancë në Gjermani me kundërshtarët më të rreptë të filozofisë së tij, liberalët. Për të arritur synimin, Bismarku e ndryshoi sa hap e mbyll sytë ngjyrën e lëkurës dhe u bë një liberal i flaktë për pesë vjet.

Më 9 mars 1870 kancelari i paraqiti mbretit Vilhelm një memorandum ku i argumentonte se ishte në të mirën e kombit që familja Hohenxolern të fitonte respektin e mbarë Evropës pasi tashmë pozicioni i Prusisë ishte shumë i favorshëm. Fitim respekti nënkuptonte luftë kundër Francës. Fillimisht, Vilhelmi refuzoi pasi vetëm ideja që të përballej me Francën i ngjallte tmerr.

Por Bismarku ia kishte bërë situatën fakt të kryer pasi ishte marrë vesh me shefat e ushtrisë fon Moltken dhe fon Ron. Të tre bashkë shkuan tek mbreti dhe me gjysëm toni të kulturuar ia mbushën mendjen që ndaj çdo kërkese të Francës, Prusia t’i përgjigjej me forcë. Pas refuzimit të një kërkese franceze lidhur me Belgjikën dhe botimi i kësaj kërkese në shtypin gjerman, opinioni publik francez i tërbuar i kërkoi perandorit Napolon III t’i shpallte luftë Prusisë. Më 14 korrik 1870, këshilli i ministrave të Francës urdhëroi mobilizimin e përgjithshëm.

Por, shteti francez ishte tërësisht i çoroditur. Ashtu si në rastin e Austrisë, mobilizimi ishte shumë i dobët.Ai la një Gjermani të fortë dhe askush tjetër pas tij deri më 1945-ën nuk diti të menaxhojë forcën, aftësinë dhe ambicjen e një populli të disiplinuar. Ai ishte shumë demokratik për konservatorët, shumë autoritar për liberalët. Ai arriti të mbizotërojë të dy këto rryma të fuqishme duke u bërë herë me njërën dhe herë me tjetrën duke manipuluar në këtë mënyrë antagonizmat e tyre./konica.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme