Historia e astronautit që ra nga gjithësia në Tokë më 1967

01:58 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Rrugëtimi i njerëzimit për në hapësirë kishte edhe heronjtë e vet. Një nga ta ishte edhe kozmonauti i Bashkimit Sovjetik, Vladimir Komarov.

Udhëtimi i tij për në gjithësi me anijen kozmike Soyuz 1 shënoi edhe kozmonautin e parë sovjetik që do të fluturonte për në gjithësi më shumë se një herë, duke u bërë kështu edhe njeriu i parë që vdiq në një mision në gjithësi.

Ai u vra kur kapsula e Soyuz 1 u përplas pas një ri-hyrje në Tokë më 24 prill, 1967 për shkak të dështimit në hapjen e parashutës.

Megjithatë, për shkak se ai vdiq kur kapsula u përplas në Tokë, ai nuk konsiderohet si njeriu i parë që vdiq në gjithësi.

Fotografitë më poshtë tregojnë mbetjet e Komarov, duke u shikuar nga zyrtarët sovjetikë gjatë funeralit të tij të hapur. Vetëm disa copa eshtra të djegur i mbijetuan përplasjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme