18 prill 1506-Vendoset gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë. Bazilika e parë e Shën Pjetrit ishte ndërtuar nga perandori Konstandin në shekullin e katërt, por deri në fund të shekullit të XV ajo thuajse ishte rrënuar.
18 prill 1590-Ahmeti i parë-sulltani i 14-të i perandorisë osmane jep urdhër për ndërtimin e një xhamie në Stamboll. Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj.
18 prill 1663-Perandoria Osmane i shpall luftë perandorisë austriake të Habsburgëve. Turqit pothuajse morën Vjenë, madje disa forca arritën të futeshin brenda në qytet, por një aleancë ushtarake e krishterë arriti t’i zmbrapsë, duke prerë vrullin osman drejt Evropës perëndimore.
18 prill 1902-Danimarka bëhet vendi i parë që miraton përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për të identifikuar kriminelët.
18 prill 1904-Botohet numri i parë i gazetës komuniste franceze “L’ Humanite”, nga Jean Jaures. Gazeta tani është e pavarur, edhe pse vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Partinë Komuniste të Francës.
18 prill 1906-Tërmeti i madh në San Francisko shkakton vdekjen e më shumë se 500 personave, përveç shkatërrimeve dhe një zjarri masiv.
18 prill 1934-Hitleri emëron Ribbentropin në postin e shefit të çarmatimit.
18 prill 1968-Ura e Londrës iu shit një amerikani, i cili e çmontoi, i transportoi copat në SHBA, dhe e rindërtoi urën në Arizona.
18 prill 1978-Senati voton për t’i kthyer Panamasë Kanalin më 31 dhjetor 1999. Kanali i Panamasë, që lidh dy oqeanet, Atlantik e Paqësor, ishte një ide gjermane, filloi nga francezët dhe përfundoi nga amerikanët, u përurura nga presidenti Woodrow Wilson më 1914.
18 prill 1992 – Rusi – Vdiq në Shen Peterburg, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja. Ajo u shqua në fushën e studimeve krahasuese të gjuhëve indo-evropiane. Prej viteve 1950, kjo shkencëtare iu përkushtua gjuhëve ballkanike, veçanërisht shqipes; që, sipas Robert Elsiet, e bëjnë Desnickajën themeluesen e studimeve albanologjike në Rusi. Fatkeqësisht, lidhjet e saj me studiuesit në Shqipëri u ndërprenë më 1961, kushtëzuar nga prishja e marrëdhënieve sovjeto – shqiptare, ndërsa puna e saj mbi shqipen u shpërfill plotësisht në Shqipëri, për shkaqe politike, gjatë gjithë viteve 1970 – 1980. Kjo ishte periudha kur librat e Agnija Desnickajas panë dritën e botimit në Prishtinë; p.sh., “Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (1972) apo “Letërsia shqipe dhe Gjuha shqipe” (1987) FESH./abresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...