6 prill 1868-Brigam Young (Jang) martohet me gruan e tij të 27-të dhe të fundit. Young (1801 – 1877) njihet si themelues i qytetit Salt Lake, ishte guvernatori i parë i territorit Utah; themelues i Universiteteve Utah dhe Brigam Young.
6 prill 1896-Lojërat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojërat tërhoqën atletë nga 14 vende; ekipet më të mëdha ishin nga Greqia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.
6 prill 1911-Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kundër pushtimit osman, luftëtarët e Hotit marrin majën e Bratilës afër Deçiqit dhe vendosin Flamurin Shqiptar kuqezi. Ngritja e Flamurit ishte edhe treguesi më i qartë se qëllimi i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar.
6 prill 1917-Shtetete e Bashkuara të Amerikës i shpallën luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.
6 prill 1981-Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”
6 prill 1991-Ylli argjentinas i futbollit Diego Maradona pezullohet për 15 muaj nga Liga italiane për testim pozitiv për përdorim të kokainës.
6 prill 1992-Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...