Kur e sheh në pamje të parë, ai është imazhi simbol i një akademiku: me flokë të thinjura, me zërin e butë dhe me një çehre tipike prej pedagogu.
Por Nicholas Goddard, 61 vjeç, një prej akademikëve me zë në Britaninë e Madhe, vendosi të braktisë atomet dhe molekulat për ca kohë, duke u bërë aktor i filmave porno.
Gradat e tij përfshijnë gjithçka që mund të fitojë një akademik, diplomat nisin që nga Oksfordi e mbarojnë tek anëtarësimi në ‘Royal Society of Chemistry’.
Por para disa kohësh, autoritetet zbuluan se ai kishte edhe një tjetër ‘profesion’.
Besojeni ose ju, profesori ishte një nga pornostarët më të pazakontë në Britani.
Ai njihet me emrin ‘Niku i vjetër’ dhe shfaqet në krah të disa prej pornostareve me emër si ‘adoleshentja Monika’, ‘biondja Leksi’, ‘Karolina qullacja’, etj.
Videot e tij në Pornhub janë klikuar miliona herë.
Profesori u martua në vitin 1981, pak pasi ishte diplomuar në Oksford.
Djali i një zyrtari të Ministrisë së Punës, ai lindi tre fëmijë me gruan, Christina.
Çifti u nda pas 25 vitesh në vitin 2006.
Një burim tha se ajo u zemërua kur mësoi se i shoqi shkonte me prostituta.
Djali dhe dy vajzat e tij jetojnë në Mançester.
“Ata janë tmerruar kur kanë mësuar se babai i tyre është pornostar,” thotë mamaja Christina.
“Kam një dekadë që nuk kam të bëj me të, por u turpërova shumë kur lajmi doli në gazeta”.
Në fakt profesori ka dhjetë vite që punon në industrinë porno, çka do të thotë se gjithçka ka nisur pasi u nda nga e shoqja.
Vetë profesori nuk ka preferuar të komentojë, ndërkohë që universiteti e ka pezulluar derisa të përfundojë një hetim i brendshëm.
Ai tha se ka nisur të luajë në filma porno për të hequr stresin e divorcit.
“Ndonjëherë, kur je i stresuar, bën gjëra për të cilat të vjen keq më vonë. E kam lënë këtë punë që nga janari. Është shumë për mua. Ajo që bëj me jetën time, është puna ime, jo e universitetit. Nuk paguhem shumë për pornot, kryesisht shpenzimet e udhëtimit. Më duket hipokrizi që të gjithë shohin porno dhe ankohen se kush luan në to. Pse studentët dhe stafi shohin porno, por nuk u pëlqen kush është aktor? 75 përqind e trafikut në rrjet në serverin e universitetit është akses në porno”.
Ndërkohë studentët e tij vazhdojnë debatin nëse ky profesion i dytë përputhet me zotimet e tij akademike.
“Nick është një profesor tipik, inteligjent dhe qullac. Është i angazhuar dhe i hipnotizuar nga fusha e tij. Një akademik i përkryer. Nuk më intereson ajo që bën në kohën e lirë, ai është një pedagog kompetent dhe ne studentët jemi të gjithë mbi 18 vjeç. Ajo që vlen është aftësia e tij në mësimdhënie,” thotë një student.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...