Një punëtor i Mc Donald’s ka kërcyer nga dritarja e shërbimit për t’i shpëtuar jetën një gruaje e cila ishte duke vdekur.
Ai tha se nëse nuk e kishte shpëtuar atë grua atë moment, fëmijët e saj që ishin në veturë me të do të kishin një jetë të vështirë, transmeton arbresh.info.
Pasi që ai e kishte dorëzuar porosinë e kishte parë se vetura po ecte pa drejtimin e gruas, si dhe ishin dëgjuar zërat e fëmijëve duke thënë “mami ndale veturën, mami çfarë je duke bërë”.
Ai kishte kërcyer nga dritarja dhe i kishte dalë veturës përpara duke u munduar ta ndalte, vetura kishte goditur një mur të vogël dhe ishte ndalur pa dalë në trafik.
Fëmija e kishin thirrur ndihmën e shpejtë ndërsa një klient i McDonald’s i kishte dhënë gruas ndihmën e parë e cila më vonë ishte dërguar në spital.
Punëtori 22 vjeçar tha se do ta bëjë të njëjtën gjë sa herë që të paraqitet nevoja./Arbresh.info
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...