Hëngri buburrecat duke menduar se janë kokrra biberi

15:36 | 15 Shtator 2016
Arbresh.info

Një studente 18 vjeçare me emrin Emily Wagoner, kishte blerë një pako me çipsa të markës Pita Pit (një rrjet i famshëm ushqimesh në SHBA. Ajo kishte filluar t’i hante çipsat.

Ishte vetëm pasi e kishte ngrënë gjysmën e pakos, momenti kur ajo e kuptoi se disa pika të zeza në çipsa nuk ishin copëza biberi të zi siç kishte menduar ajo, mirëpo ishin buburreca të vdekur.

“E hëngra gjysmën e pakos para se ta kuptoja”, ka thënë ajo për Metro.

Ajo ka publikuar fotografinë e çipsave në profilin e saj në Twitter, dhe ka marrë shumë kritika për faktin se nuk e ka vërejtur që aty ka buburreca./botasot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme