Një burrë në Indi i është nënshtruar një operacioni urgjent pas gëlltitjes së 40 thikave metalike
42-vjeçari Jarnail Singh, u paraqit në një spital në Indi disa ditë më parë, me dhimbje barku dhe dobësi.
Një ekip kirurgësh u habitën kur zbuluan se ai kishte gëlltitur jo një, jo dy, por 40 thika gjatë dy muajve të fundit, për shkak se atij i pëlqente shija e tyre.
Një nga pesë kirurgët të cilët e operuan, Dr Jitinder Malhotra, e konsideroi këtë si operacionin më të tmerrshëm që kishte parë në 20 vitet e fundit.
“Kur kemi filluar diagnozën, kemi gjetur shkakun e dhimbjes së mistershme. Ne e bëmë me ultratinguj, e cila zbuloi një masë të fortë në barkun e tij, në formë kanceri. Pacienti pastaj na tha se kishte patur një dëshirë të fortë dhe të pakontrolluar për të ngrënë thika. Ajo që ishte më e habitshme ishte fakti se ai kishte qenë duke ngrënë thika prej dy muajve të fundit. Kjo ishte shumë demoralizuese, unë nuk kam përjetuar diçka të tillë në karrierën time si një mjek ,” tha ai.
Pas pesë orësh kirurgji të tmerrshme, me shumë gjakderdhje, Jarnail ishte operuar me sukses dhe do të dalë nga spitali në ditët e ardhshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...