Teori të reja të konspiracionit kanë përfshirë internetin. Kësaj radhe bëhet fjalë për një fenomen që njihet si hëna e zezë dhe thuhet se simbolizon fundin e botës.
Fenomeni i hënës së zezë do të ndodhë gjatë ditës së premte në hemisferën jugore, transmeton arbresh.info.
Sipas këtyre teorive, pas eklipsit diellor me 1 shtator, gjatë së cilës hëna është në një linjë me Tokën dhe diellin tani hëna e zezë do të thotë që fundi është afër.
Burimi i parë i këtij mendimi janë referencat nga Bibla për hënën, diellin dhe yjet, në veçanti Luka 21:25-26, që thotë se “do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje” që do të “rezultojë me zemra që nuk kanë frikë”.
Një përdorues anonim në Facebook vuri në dukje se këto janë “shenja që na bëjnë me dije se Jezusi së shpejti do të vijë”, sipas Express.co.uk.
Hëna e zezë ndodhë kur dy hëna të reja ndodhin në një muaj, me hënën e dytë që është gati e padukshme në anën e ndriçuar të Tokës. Ndërsa hëna blu është e kundërta, kur dy hëna të plota ndodhin në një muaj./arbresh.info
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...