Vëzhguesit e qiellit janë gjendur këtë mbrëmje përpara një mrekullie. Hëna e plotë është shfaqur me të gjithë ndriçimin e mundshëm të saj në qiell.
Një vit më parë, hëna e plotë u pa në shtator dhe, në fakt, është diçka e rrallë që ajo të shfaqet në tetor.
Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 2009. Këtë vit, ajo u pa mrekullisht shumë afër. Hëna e plotë ose “hëna e të korrave”, siç njihet në shumë vende, është më e afërta me ekuinoksin e vjeshtës.
Kur hemisfera veriore ecën drejt vjeshtës, hëna e plotë sinjalizon edhe ndryshimin e stinëve me dritën e saj më të theksuar sesa zakonisht.
Hëna e plotë shfaqet kur ajo është përballë diellit, duke thithur ndriçimin maksimal prej tij. “Hëna e plotë e të korrave” sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës, e në fakt mund ta themi me bindje se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonuar.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës