Hëna e përgjakur e vitit 2019: Cilat janë parashikimet dhe çfarë mund të ndodhë?

14:44 | 14 Janar 2019
Trina Galanxhi

Këtë muaj do të përjetojmë Hënën e Përgjakur të këtij viti.

Hëna e plotë e janarit do të përgjaket në orët e mëngjesit, më 21 janar dhe është rezultat i dritës së diellit të reflektuar që shëndërron hijen e Tokës në një ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, teoricientët e konspiracionit besojnë se hëna e përgjakur është një dukuri shumë e keqe.

Ata besojnë se hëna e përgjakur është një shenjë paralajmëruese e apokalipsit.

Sipas të ashtuquajturës Propozimi i Hënës së Gjakut, i prezantuar nga predikuesit John Hagee dhe Mark Biltz, ky fenomen mund të dërgojë drejt kaosit dhe shkatërrimit, transmeton portali arbresh.info

Edhe pse vite me rradhe, teoricientët besuan se me Hënën e Përgjakur do të kthehet në Tokë edhe  Krishti.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, megjithatë, ata vazhdojnë të besojnë se kjo gjë do të ndodh shumë shpejt.

Paul Begley, një predikues ungjillor nga Ëest Lafayette në Indiana, në një nga mbështetësit kryesorë të konspiracionit thotë se Hëna e Përgjakur e këtij viti do të jetë kulmi në përvjetorin e dytë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke shtuar se telashet do të rriten për presidentin amerikan.

Por, shkenca ka spjegim tjetër.

Hëna e Përgjakur ndodh për shkak të thyerjes së dritës së diellit në atmosferën e Tokës, e cila filtron të gjitha, duke zgjatur valët e kuqe të dritës në spektin e dukshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme