Google ADS

Hawking përsërit: Duhet të largohemi nga Toka

07:51 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Është astrofizikanti më i zëshëm i ditëve tona e në të njëjtën kohë është më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit.

Stephen Hawking nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka. Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë shkencën komplekse.

“Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Por mes goditjes nga një asteroid e një sulmi alien, rreziku më i madh, sipas shkencëtarit britanik është vetë njeriu.

“Ne jemi në shterim të burimeve natyrore që ofron Toka. Po përshpejtojmë ngrohjen globale, po shkrihen akujt, po shpyllëzojmë planetin dhe po zhdukim kafshët”, thotë Hawking.

 

Sipas tij, në rastin më të mirë njerëzimit i kanë mbetur disa shekuj për t’u arratisur prej këtu dhe në rastin më të keq, disa dekada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme