Më në fund ka përfunduar dhe është inauguruar për mijëra vizitorë këtë fundjavë. Kina ja ka arritur të vendosë një rekord të ri botëror për urën më të lartë e më të gjatë prej xhami.
Ura, që gjendet në provincën qendrore Hunan, lidhet në dy anët e maleve Avatar, atje ku është xhiruar edhe filmi i famshëm hollivudian.
Ajo është 430 metra e gjatë dhe 300 metra e lartë dhe përbëhet nga 99 panele xhami. Projekti, që ka përfunduar zyrtarisht në dhjetor të vitit të shkuar, ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.
Sipas zyrtarëve të Rekordeve Guinnes, ura 6 metra e gjerë, dizenjuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, ka vendosur një rekord të ri botëror për nga arkitektura dhe ndërtimi.
Zyrtarët e parkut kombëtar të Henan, kanë bërë të ditur se në urë do të mund të kalojnë maksimumi 8 mijë vizitorë në ditë.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...