Hapet resorti gjigant i Hitlerit

22:52 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Tre vite para se të niste luftën më gjakatare të njerëzimit, Adolf Hitler urdhëroi të tijët që të ndërtonin një resort gjigant turistik në ishullin Rugen në Detin Balltik.

Nazistët e quajtën atë Prora dhe punimet nisën me shpejtësi. 9 mijë punëtorë u angazhuan për muaj me radhë në ngritjen e kompleksit, por me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, ai kaloi në plan të dytë dhe punëtorët e këtij resorti u zhvendosën nëpër fabrikat e ndërtimit të makinerive të luftës, transmeton TCH.

Gjithçka mbeti ashtu siç e lanë nazistët deri në vitin 2013, kur një kompani imobilare gjermane fitoi të drejtën për përfundimin e punimeve dhe përfundimit të resortit.

Bëhet fjalë për një resort 4.8 kilometra dhe në plazhet e tij është hedhur rërë për ta bërë sa më të përshtatshëm për pushuesit. Kompania imobilare që po kryen punimet thotë se plani është kryesisht për shtëpi pushimi, por edhe për banesa të përhershme për të gjithë ata që duan të zhvendosen aty.

1499767957_prora 1499767966_prora1 1499767973_prora2 1499767983_prora3 1499767988_prora4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme