Hani dy banane në ditë dhe do të befasoheni nga rezultati

18:07 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Mos i harroni kurrë bananet. Ato janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, për shkak se përmbajnë substanca të mira. Dietologët thonë se vetëm një muaj pasi të keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.
Ja pse: Bananet përmbajnë shumë pak sodium, por shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 40%.

Nëse keni probleme me sistem të tretjes, si kapsllëk për shembull, hani pak banane. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe shpejt do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët.

Ndjeheni të lodhur dhe të dobët? Bananet do të sigurojnë energjinë e nevojshme, dhe ato janë një zgjidhje e duhur para ushtrimeve. Atletët i mbajnë ato në çantë rregullisht, për t’i ngrënë para ushtrimeve.

Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjendet në banane stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemikë.

Bananet janë shumë të mira kundër kollës dhe dhimbjeve të fytit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme