Edhe pse ajo është ndarë nga jeta në mënyrë të befasishme thuajse 21 vite më parë, ndërsa ai tashmë jeton i qetë në krah të gruas që ka dashur gjithmonë, martesa e princit Charles, dukës së Uellsit, me princeshën e Popullit, lady Dianës, vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara të këtij mijëvjeçari.
Një martesë për të cilën shtypi britanik dhe tabloidet e huaja janë prononcuar gjithmonë, duke zbuluar edhe detaje që askush nuk mendonte se mund të ishin të mundshme. Megjithatë kurrë më parë asnjë prej protagonistëve për aq kohë sa ishin në jetë, nuk kanë dashur të shprehen. Mirëpo babai i William dhe Harry-t ka vendosur të thyejë heshjen dhe të shprehet më në fund rreth kësaj çështjeje.
Në prag të 70-vjetorit të tij , Charles është shprehur për herë të parë se e ka ditur gjithmonë që martesa me Dianën nuk do të shkonte fushë me lule.
“ Të martohesha me Dianën ka qenë një gabim shumë i madh”.
Përpara se të merrnim këtë hap madhor ishim takuar vetëm 12 herë, kështu që nuk isha në gjendje të kuptoja nëse ajo do të ishte gruaja e jetës time”-është shprehur ai. Rrëfimi i Charles-it është pjesë e një libri autobiografik të shkruar për të nga Robert Jobson, të titulluar “Charles at Seventy: Thought, Hopes and Drerams”.
Charles gjithashtu ka rrëfyer se madje në një moment ai ka dashur ta anullonte martesën e tij, por kishte qenë i detyruar ta vazhdonte për shkak të të atit të tij, Princit Philip. “Ose martohu, ose lëre”- i kishte thënë i ati. Ndërkohë që një mik i tij i ngushtë i kishin thënë që martesa me Dianën do të ishte në të mirë të shtetit, ndaj ai po bënte gjënë e duhur.
Moti sot me diell e vranësira
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni