Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e hotelit më ta madh në botë. Hoteli me 10 000 dhoma që kushton 3.5 miliardë dollarë po ndërtohet nga grupi arab Bin Laden, i themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden. Hoteli me 45 kate dhe do marrë emrin “Abraj Kudai”. Ndërtimi i super hotelit u shty për dy vjet sipas “RT”, e cila citon problemet ekonomike të firmës.
Arabia Saudite synon t’i japë fund varësisë nga nafta me superprojekte të tilla dhe me këtë qëllim qeveria do të mbështesë financiarisht grupin ndërtues. Grupi arab Bin Laden është themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden, Muhammed bin Laden dhe aktualisht ka një borxh total prej 30 miliardë dollarësh.
Ekonomia Arabe është në telashe të mëdha me defiçitin buxhetor që ka arritur shifrat rekord të 12.4 miliardë dollarëve. Kjo ka detyruar qeverinë që të planikojë nisjen e mbledhjes për herë të parë të TVSH-së në vend. Në momentin që do të përfundojë ndërtimi, hoteli do të ketë në brendësi 70 restorante dhe një qendër tregtare. Ai do të lërë pas hotelet në Las Vegas të SHBA-ve, të njohur si më të mëdhenjtë në botë. Hotelet më të mëdha në botë:
1. MGM Grand Hotel, Las Vegas: 6,198 dhoma 2. First World Hotel, Malajzi: 6,118 dhoma 3. Luxor Hotel, Las Vegas: 4,400 dhoma 4. Mandalay Bay Resort, Las Vegas: 4,332 dhoma 5. The Venetian, Las Vegas: 4,049 dhoma./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...