Gruaja me tatuazhin më të çuditshëm në fytyrë

23:08 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Kate Alice është femra me tatuazhin më të veçantë në fytyrë. Tek ana e vetullës ajo ka shkruar “vegjetariane” si tatuazh.

Ajo është një vegjetariane e pasionuar, andaj për të dëshmuar këtë përkushtim ajo ka vendosur që këtë ta bëjë edhe përmes tatuazheve, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditës së enjte ajo postoi një foto ku tregoi se gjatë asaj dite ajo do i shtonte trupit të saj edhe një tatuazh në fytyrë.

“Tani nuk kam më nevojë t’i tregoj secilit person se jam vegjetariane” ka shkruar Alice.

Tatuazhi i vajzës konsiderohet një veprim mjaft i guximshëm, që pak persona do guxonin ta bënin.

“E zgjodha këtë tatu sepse jam shumë e dhënë pas vegjetarianizmit”, është shprehur vajza.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme