Google ADS

Gruaja që u martua me veten

15:49 | 11 Shkurt 2016
Arbresh.info

Natalie Adams nuk kishte nevojë për një dhëndërr për t’u martuar. E diagnostikuar me kancer, ajo vendosi të bënte një ceremoni martesore solitare shumë të bukur në kishën pranë shtëpisë së saj.

Me djalin e saj në krah, ajo festoi me fustanin e bardhë në praninë e miqve dhe familjarëve.

“Gjithmonë kam dashur të martohem. Nuk doja të hiqja dorë nga ëndrra ime vetëm për faktin se nuk kisha partner. Vendosa që kjo ditë të ishte vetëm për mua”, shpjegon Adams.

“Nuk e di sa do të jetoj, por dua të shijoj çdo moment të jetës dhe dua të plotësoj çdo dëshirë që kam”, shton Adams./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme