Gruaja që ka mbetur shtatzënë nga seksi anal

09:05 | 16 Shtator 2016
M. A.
Sipas ekspertëve mjekësor, ky është një rast shumë i rrallë i cili ndodh një në një miliard gra dhe nuk është shqetësues.
Një grua ka mbetur shtatzënë nga seksi anal që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji që ka ndodhur ndonjëherë. Duke e parë këtë rast si të pamundshëm në aspektin mjekësor, një mjek amerikan ka folur për habinë që i kishte ndodhur njërës nga pacientet e tij.

Dr Brian Steixner MD, tregon se pacientja e tij e kishte një gjendje të rrallë të quajtur kloakë. Kjo ndodh në barkun e nënës kur tek një fetus femër nuk zhvillohen në mënyrë normale fshikëza, vagina dhe rektumi e si pasojë e kësaj nevojat fiziologjike dhe riprodhuese kryhen nga e njejta vrimë, transmeton lajmi.net

Gruaja kur ishte në moshë të re i ishte nënshtruar një operacioni standard për trajtimin e kloakës, por që kishte dështuar – kështu duke lidhur gabimisht mitrën e saj me rektumin.

Vite më vonë, ajo mbeti shtatzënë!

“Ne e dinim për gjendjen e saj, pasi e kemi monitoruar për rreth një dekadë, dhe pas testimit me rreze X, kemi vërejtur se kishte mbetur shatzënë nga seksi anal”, tregon Dr.Steixner.

Gjendja ngriti çështjen urgjente se a do të ishte e sigurtë lindja për të dhe fëmijen e saj pasi që tek ajo nuk mund të ndodhte një lindje normale vaginale. Kështu, ajo kishte një seksion C.

Megjithatë, Steixner thotë se ky rast nuk duhet të jetë shqetësues për gratë pasi është shumë i rrallë dhe ndodh një në një miliard gra e që është si pasojë e komplikimeve të fetusit në barkun e nënës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme