Një 40-vjeçare nga Hamburgu, Gjermani e lodhur nga bashkëjetesa me burrin e saj vendosi ta nxjerrë atë në shitje në eBay ditën e Krishtlindjeve.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane, Berliner Morgenpost. “Bashkëshort i përdorur” ishte titulli i lajmërimit të saj ndërsa më tej vazhdonte.
“Kam kuptuar se jemi shumë të ndryshëm e nuk përputhemi dhe për këtë arsye kam vendosur ta jap. Mund ta merrni që sot po deshët kështu që mund ta provoni sa më shpejt. Çmimi?! 18 euro i diskutueshëm”- shkruante gruaja.
Ndërsa për gazetën “Berliner Morgenpost” gjermane gruaja ka treguar se pas shtatë vitesh martesë nuk mundej më dhe për këtë arsye kishte vendosur ta shiste.
“Pas shtatë vitesh nuk mundesha më, nuk e duroja dot dhe më 25 dhjetor ditën e Krishtlindjeve vendosa ta nxjerr në shitje. Lajmërimi më shkoi shumë mirë dhe kisha përgjigje shumë pozitive. Madje dikush më nisi shumë smiley-s. Gjithçka kishte si qëllim të përcillte vetëm argëtim”, tha 40-vjecarja.
Ndërkohë që lajmërimi u fshi ditën e nesërme raporton Tg.com.
Bashkëshorti i saj sigurisht nuk ishte në dijeni se çfarë kishte bërë gruaja, derisa e gjithë ndodhia u postua nga një gazetë lokale.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...