Edhe pse e rrallë, është e mundur që gratë shtatzënë të mbeten sërish shtatzënë vetëm disa ditë pas shtatzënisë së parë.
Në gjuhën e përditshme nuk ka një term të tillë, por në mjekësi njihet si “superfetacion” dhe vetëm 10 raste në të gjithë botën janë dokumentuar deri më tani.
“Nuk ka efekte negative për foshnjat përtej rreziqeve të zakonshme të shtatzënisë së dyfishtë”, tha Dr Suvir Venkataraman nga klinika e Fertilitetit të Harley Street për “Independent”.
Procesi jashtëzakonisht i rrallë mund të ndodhë edhe tek kafshët, duke përfshirë brejtësit, lepujt, panterët, primatët, peshqit dhe madje edhe kangurët.
Rasti u rrallë u regjistruar në Australi, ku Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.
Kate dhe burri Peter u ishte thënë nga mjekët gjinekologë se nuk do të mund të kishin fëmijë, pasi zonja Hill ishte diagnostikuar me sindromën ovarian polycystic (PCOS) në 2006, por më vonë ajo kaloi një trajtim hormonal.
Shfaqja është aq e pazakontë sa edhe obstetri i çiftit Dr Brad Armstrong u detyrua të përdorte Google për më shumë informacion.
“Nuk e kam parë kurrë më parë. Ishte aq e rrallë sa nuk gjeta ndonjë literaturë në faqet e internetit të rishikimit mjekësor”,tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...